Instagram mendohet se kohët e fundit është duke bërë testimin e një opsion të ri, që do të ndihmojë shumë persona të kuptojnë se kush po iu bën “stalk”.
Sipas një llogarie në TikTok, The Edge, nëse dikush vendos të vizitojë profilin tuaj dhe zmadhon foton tuaj të profilit, atëherë automatikisht do na vijë një njoftim në telefon që na lajmëron: “[X person] ju ka bërë zoom foton e profilit”.
Burimet bëjnë me dije se ky përditësim nuk është ende ‘Live’ por po testohet në serverat lokalë.
Nuk dihet nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe për fotot që ju keni postuar.



