Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “XUEX”, duke vënë në pranga 35-vjeçarin Ereledio Shebeku, i dyshuar si organizatori kryesor i një skeme piramidale online në Divjakë.
Hetimet zbuluan se Shebeku, përmes aplikacionit “Telegram”, kishte ngritur një platformë të tregtimit të kriptomonedhave të quajtur “XUEX”, ku rekrutonte persona, mes tyre edhe familjarë, duke i shtyrë të investonin shuma nga 1,000 deri në 5,000 dollarë me premtimin për “fitime të përjetshme”.
Skema përfshinte rreth 580 persona në Divjakë, Lushnjë dhe zona përreth. Nëpërmjet grupeve të mbyllura në “Telegram”, investitorët udhëzoheshin të kryenin veprime të përditshme, ndërsa fitimet simuluese transferoheshin nëpërmjet platformës Binance dhe bankave të nivelit të dytë.
Policia ka sekuestruar prova materiale, përfshirë aparate celularë dhe të dhëna të komunikimeve, si dhe ka kryer veprime simuluese për të dokumentuar aktivitetin mashtrues. Ndërkohë, hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë, mes tyre punonjës të bizneseve dhe institucioneve vendore.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese online.dra qytetarë nga Divjaka, Lushnja e zonat përreth ranë pre e mashtrimit duke investuar nga 1,000 deri në 5,000 dollarë, me premtimin për fitime të përjetshme.
Njoftimi i policisë
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi E. Sh., 35 vjeç.
Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.
Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP.
DOSJA HETIMORE
Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat që janë bërë mes personave të përfshirë në këtë skemë, por që ata thonë se janë mashtruar dhe efektivëve të policisë, të cilët ishin infiltruar për të zbardhur këtë skemë.
Personat investonin minimumi 1 mijë dollarë dhe u premtohej ‘fitim i përjetshëm’. Ndërkohë një persont e marrë në pyetje tha se parate i kishte marrë në Kosovë.
“I është marrë deklarim si person që ka dijeni për veprën penale shtetasit Arber Cela i cili deklaroj se unë kam investuar vetëm në platformën Xuex, në Txex jo dhe më ka sugjeruar nipi im Veiz Cani i cili jeton jashtë shtetit. Të gjitha ti mëson vet Joana dhe profesor Smith. Dua të them se të gjitha procedurat unë i kam mësuar nga grupi ku i dërgonin Joana dhe Leo Smith, me video. Unë kam bërë 2300 dollarë investim në fillim dhe se kjo është shuma që unë kam investuar vetëm 2300 dollarë. Unë kam investuar rreth datës 10 ose 11 Prill të këtij viti, pra 2025 dhe kam tërhequr, rreth 8-9 mijë USD. Unë këto para i kam tërhequr në Prizren, Kosovë. Kam shkuar vetëm një herë atje dhe ka qenë dje. Unë nuk kam ftuar njeri, por familjarët e mi kanë kërkuar vet të hyjnë. Këta persona janë familjarët e mi motra Amarilda Cela, bashkëshortja Manjola Dakaj, kushëri imi shtetasi Xhulio Doko. Dua të them se unë kam fituar në total aq diku tek 6 mijë dollarë, nga ky investim prej 2 000 dollarë që kam futur. Unë e kam menaxhuar vet platformën dhe nuk e ka menaxhuar askush tjetër.”, thuhet ne dosje.


