Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Armand Duka takon Donald Trump para finales së Kupës së Botës 2026 në SHBA

    Fedez bëhet baba për herë të tretë, vjen në jetë djali Edoardo Lupo

    Skandali te Posta e Durrësit, dalin para gjykatës ish-drejtoresha dhe dy vartëset, akuzohen për përvetësimin e 69 milionë lekëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Operacioni pranë Sazanit nxjerr në dritë skemën e trafikimit: 11 emigrantë drejt Italisë, në pranga ‘kapiteni’ afgan

    July 18, 2026

    Largimi me gomone drejt Italisë e 11 emigrantëve të huaj, të cilët rrezikuan të mbyteshin pranë ishullit të Sazanit, ishte i organizuar nga një egjiptian, po ashtu i pranishëm në mjetin lundrues në momentin e shpëtimit nga Forcat Delta dhe Policia Kufitare.

    Blutë e Vlorës bëjnë me dije se 43-vjeçari nga Afganistani kishte organizuar, nga Greqia, futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të 10 të huajve, me qëllim transportimin e tyre më pas drejt Italisë. Gomonen e kishte marrë në Seman, Fier, në vendin që i ishte dërguar si lokacion nga një shqiptar, për të cilin policia po punon për ta identifikuar.

     43-vjeçari nga Afganistani është arrestuar, ndërsa janë vënën nën hetim 10 emigrantët e tjerë nga Haiti, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Liberia.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimit në DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas hetimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme pranë ishullit të Sazanit, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin M. E., 43 vjeç, nga Afganistani, i cili ndodhej në gomone.

    Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, 10 shtetasit e tjerë nga Bangladeshi, Pakistani, Liberia dhe Haiti, që u gjetën në bordin e gomones.

    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi M. E., në bashkëpunim me një shtetas shqiptar ende të paidentifikuar, kishte organizuar nga Greqia futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të këtyre shtetasve, nëpërmjet kufirit me shtetin grek. Më pas, në Seman të Fierit, ai kishte marrë gomonen e lënë në dispozicion nga shtetasi shqiptar dhe do të transportonte drejt Italisë 10 emigrantët nga vendet e treta.

    Strukturat hetimore të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e shtetasit shqiptar të përfshirë, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë tentativë për kontrabandimin e emigrantëve nga vendet e treta drejt Italisë.

    11 emigrante afgan itali operacion Sazan trafikim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Armand Duka takon Donald Trump para finales së Kupës së Botës 2026 në SHBA

    July 18, 2026

    Fedez bëhet baba për herë të tretë, vjen në jetë djali Edoardo Lupo

    July 18, 2026

    Skandali te Posta e Durrësit, dalin para gjykatës ish-drejtoresha dhe dy vartëset, akuzohen për përvetësimin e 69 milionë lekëve

    July 18, 2026

    “Turp! Falsifikator” – Balla shpërthen ndaj Gjergj Erebarës dhe sfidon donatorët e BIRN-it

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.