Një operacion i Forcës së Posaçme Operacionale në Lezhë ka çuar në pranga 29-vjeçarin Anton Toli, i kapur në flagrancë teksa lëvizte me automjetin e tij tip Nissan për të shitur lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në aksin rrugor “Kallmet–Ungrej”, policia gjeti në mjet një sasi Cannabis Sativa, e dyshuar se ishte për shitje.
Pas veprimeve procedurale, Toli u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.


