Një operacion i gjerë policor kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës u zhvillua në shumë qytete të Italisë, duke rezultuar në 384 arrestime dhe 655 kallëzime penale.
Gjatë aksioneve, policia sekuestruar rreth 1,400 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kanabis, kokainë dhe heroinë, si dhe 41 armë zjarri, 80 armë të ftohta dhe mbi 300 mijë euro para të gatshme.
Operacioni u koordinua nga Shërbimi Qendror i Operacioneve dhe u realizua me njësitë e specializuara “Flying Squads”. Përveç goditjeve ndaj trafikut, u inspektuan mbi 300 dyqane kanabisi, ku 5 prej tyre u konfiskuan. Gjatë këtyre kontrolleve, 3 persona u arrestuan dhe 141 të tjerë u kallëzuan, duke përfshirë pronarë dhe menaxherë të dyqaneve.
Autoritetet policore theksuan se operacioni demonstron angazhimin e vazhdueshëm për parandalimin e krimit të organizuar dhe mbrojtjen e komuniteteve nga aktivitetet kriminale të lidhura me drogën.


