Prokuroria e Sarandës ka ndërmarrë një operacion të gjerë, duke lëshuar dhjetëra urdhër-arreste ndaj efektivëve të policisë, zyrtarëve lokalë, biznesmenëve dhe ndërtuesve të dyshuar për përfshirje në aktivitete të paligjshme që lidhen me ndërtimet pa leje në zonën e Sarandë dhe Ksamil.
Sipas burimeve paraprake, mes personave ndaj të cilëve janë lëshuar masat e arrestit janë Kristofor Shkrepa, me detyrë inspektor i policisë së zonës në Ksamil, si dhe Alqi Papa, pronar i hotelit “Oasis” në Sarandë.
Të dyshuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me lejimin, favorizimin apo përfitimin nga ndërtimet e paligjshme në bregdetin jugor.
Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme mbi numrin e personave të përfshirë dhe akuzat konkrete ndaj tyre.


