TIRANË– Mbrëmjen e së enjtes, banorëve të Big Brother VIP Albania iu transmetuan pamjet nga nata e parë e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Por mes shumë momenteve një nga skenat që ngjalli më shumë reagime ishte hyrja e Egli, në shtëpi. Në natën e parë, Egli kishte marrë rolin e prezantueses për të futur një banor tjetër, Olsi Abazin.
Momenti kyç që e bëri të konfuzohet erdhi nga mënyra se si prezantuesi Ledion Liço e tha emrin e tij, duke përmendur vetëm “Olsi”.
Pasi u transmetuan pamjet për banorët, edhe vetë Gjestit i shkoi mendja te Olsi Bylyku dhe reagimi i tij ishte i menjëhershëm.
@gjesstii_official Hahahahahhahahahahahah#gjesti #bigbrothervipalbania #bbvk #bbva #megjestin #egli #king ♬ original sound – gjesstii_official
Pasi kuptoi se ishte thjeshtë një shaka, këngëtari nga Kosova duke qeshur u shpreh: Rren qoftë!/Radar.al


