Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Ofertë e re marramendëse për Mirlind Dakun, shifra të padëgjuara për futbollistët e Kombëtares

    June 23, 2025
    Ofertë e re marramendëse për Mirlind Dakun, shifra të padëgjuara për futbollistët e Kombëtares
    Mirlind Daku
    Mirlind Daku po shijon në këto ditë pushime të tij të verës në Shqipëri. Por paralelisht, përfaqësues të tij po diskutojnë për të ardhmen e lojtarit, që do i garantojë fitime marramendëse, cilado qoftë zgjedhja e tij.
    Pak ditë më parë, Daku ishte në bisedime me Zenit Shën Petersburg, por marrëveshja dështoi. Tani, mediat ruse bëjnë të ditur se Dinamo e Moskës është gati të hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar, duke i ofruar shifra të rëndësishme lojtarit i cili është nën kontratë me Rubin Kazan edhe për një tjetër vit.

    Por ofertën më të mirë ai e ka marrë pikërisht nga Rubin Kazan për momentin, me disa shifra që nuk janë dëgjuar ndonjëherë më parë për një futbollist të Kombëtares shqiptare. Mediat ruse bëjnë të ditur se Rubin Kazan i ka propozuar Dakut rinovimin në vitin 2029 me një pagë shumë më të lartë se sa e ka aktualisht.

    “Sport Baza” shpjegon se atij i është propozuar një rrogë vjetore prej 200 milionë rublash (rreth 2,2 milionë euro), me një bonus besnikërie prej 150 milionë rublash (1,6 milionë euro) në çdo vit që vazhdon bashkëpunimin me klubin. Me pak fjalë, më shumë se 3,8 milionë euro në vit për futbollistin shqiptar nëse i shkon deri në fund kontratës që i propozohet.

    Përfaqësuesit e futbollistit kanë marrë këtë propozim nga Rubin Kazan dhe po e shqyrtojnë me lojtarin paralelisht me ato që i ofrohen nga klube të tjera pasi është përfolur se për të ka interes edhe nga Turqia e Itali./PanoramaSport

    “S’më rr*het për policinë”/ Rinumërimi, plas sherri me Ilir Rusmalin, Dogjani: Më keni vjedhur votat

    Mirlind Daku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.