Sali Berisha nuk doli që në orën 17:00 në protestën e sotme, por mbërriti më vonë në rrugën e Elbasanit, teksa protestuesit u ekzaltuan dhe thërrisnin: ‘O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do’, ‘O Edvin o legen prite Salën se po vjen’.
Kaosi në protestë/ Gazment Bardhi-policisë: Nuk do protestoj në ballkon unë, devijoni trafikun
Sali Berisha: Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre.
Sot, një nga itët më të veçanta të dhjetorit por sot është përsëri dita e demokratëve, ja ku jemi në detyrë, në protestë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës dhe për padronin e Beogradit. I përshëndes nga zemra të gjithë ata demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit. I siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e cdo qytetari të Shqipërisë, ne nuk ndalojmë pa arritur objektivat tona, qeverinë teknike dhe zgjedhjet e lira.
Po nuk e pranoi qeverinë teknike rrëzohet, me mosbindje civile mosbindja është kodi i përmbysjes së diktatorëve.
Gjer tani, nja 15-20 janë shfaqur në forma të ndryshme në Parlament e kudo. Do ketë, me rëndësi që projekti i mosbindjes civile të realizojë qëllimet e veta.
Kaosi në protestë/ Gazment Bardhi-policisë: Nuk do protestoj në ballkon unë, devijoni trafikun


