Partia Demokratike ka nisur në orën 17.00 të 23 dhjetorit mosbindjen civile në Tiranë. Policia nuk kishte marrë masa për të ndihmuar qytetarët për të devijuar trafikun, e për këtë ka pasur përplasje mes tyre dhe deputetëve të PD.
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi: Të gjithë këta që kanë dalë sot janë në të drejtën kushtetuese për tu tubuar të lirë.
Policia që bën thirrje që të largohen qytetarët është në shkelje të kushtetutës, çdo veprim i saj në kundështim me këtë është shpërdorim detyre më së paku do mbajnë përgjegjësi cdo efektiv që do ushtrojnë dhunë apo do pengojnë të drejtën e qytetarëve.
Ne e kemi kryer detyrën. Edhe prokuroritë e kanë rrëzuar referimet e policisë në të shkuarën për akte të ngjashme.
Gjithë ky veprim është në shkelje të ligjit.
Policia ka dhe një shkelje tjetër është këtu për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, duhet të merrte masa paraprakisht për të devijuar trafikun e për të siguruar që protestuesit ta kryejnë detyrën në liri.
Edhe për këtë policia do mbajnë përgjegjësi.
Kaosi në protestë/ Gazment Bardhi-policisë: Nuk do protestoj në ballkon unë, devijoni trafikun


