Ka agravuar debati mes Laert Vasilit dhe G Banit në Big Brother Vip Albania. Video të momenteve të tensionit sy më sy mes dy banorëve janë në rrjetet sociale.
Shkak i sherrit mesa duket është bërë Valbona, e cila ka dy ditë që përplaset me G Banin.
Por sot përplasja e tyre ka kaluar çdo kufij duke ofenduar njëri-tjetrin me terma si ‘legene, psikopate’, mosmirënjohës etj.
Në një moment kur G Bani zihej me Valbonën në oborr, është ngritur dhe Laerti duke i kërkuar llogari atij se çfarë ka dhe duke i kujtuar premtimin që nuk do merren me femrat.


