Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i identifikuar si Xh. H., i cili akuzohet se shtynte tre të mitur, të moshave 12 dhe 13 vjeç, të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.
I arrestuari ishte i dënuar më parë për të njëjtin krim, ndërsa gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestruar sende të vjedhura, si edhe mjete që dyshohet se i përdorte për konsum droge.
Operacioni u kodua “Nxitësi”, dhe hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal të 39-vjeçarit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

