Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nuredin Dumani: Talo Çela fliste me telefon të enkriptuar

    March 18, 2025

    TIRANË – Në GJKKO vijon seanca për dosjen “Plumbi i Artë” ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po dëshmon për krimet që ai ka kryer.

    Dumani është pyetur në lidhje me atentatin e Elton Kilës i njohur ndryshe si “Oti” i Elbasanit, teksa është shprehur se atenati dështoi pasi ky i fundit nuk ndodhej në qytet.

    Ai ka deklaruar se ka shkuar ditën që ishte planifikuar atentati në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnin Oti Kilën. Kanë shkuar me dy makina, por Kila nuk ishte fare në Elbasan. Teksa është pyetur nga avokati pse ia atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës Dumani tregon se ky i fundit sipas tij e ka nxjerrë në pritë.

    Dumani thotë se Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën, ndërsa vetë Dumani vetëm pas atentatit i shkruante.  I pyetur më tej se përse u prishën mardhëniet me Talo Çelën Dumani thotë se ky i fundit kishte urdhëruar ti vrisnin të vëllain.

    Pjesë nga biseda në seancën gjyqësore

    Avokati Përparim Kulluri: Si jeni arrestuar?

    Nuredin Dumani: Isha i plagosur.

    Avokati Përparim Kulluri: Keni thënë se do vrisnit Otin? Pse nuk e vratë?

    Nuredin Dumani: Sepse nuk ishte në Elbasan.

    Avokati Përparim Kulluri: Pse i thatë Suel Çelës “më vranë” dhe pastaj “më vratë”?

    Nuredin Dumani: Sepse vetëm ai e dinte që unë isha aty.

    Avokati Përparim Kulluri: Pse i jeni drejtuar Suel Çelës me fjalën “më vratë” në SKY. Pse ia atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës?

    Nuredin Dumani: Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan. Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatit i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më, edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet Matriksi e do dalin.

    Avokati Përparim Kulluri: Pse e bëre marrëveshjen me prokurorinë?

    Nuredin Dumani: Se atëherë m’u hapën sytë.

    Avokati Përparim Kulluri: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?

    Nuredin Dumani: Asnjë gjë.

    Avokati Përparim Kulluri: Kur e njohe Talo Çelën?

    Nuredin Dumani: Fundi i 2009, fillim 2010. Jam njohur nga Ilirjan Feçi.

    Avokati Përparim Kulluri: Pse u prishën marrëdhëniet me Talo Çelën?

    Nuredin Dumani: Ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllain tim.

    Avokati Përparim Kulluri: A ka ndenjur makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit në garazhin tënd?

    Nuredin Dumani: Po. Ka qenë një makinë që e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci.

    Avokati Përparim Kulluri: A është përdorur në ngjarje tjetër?

    Nuredin Dumani: Po për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositës ishte Baca, Gim Kabashi.

    Avokati Përparim Kulluri: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?

    Nuredin Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.

    Avokati Përparim Kulluri: Si ka informuar Gosa?

    Nuredin Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të./Radar.al

    Dosja "Plumbi i Artë" Nuredin Dumani Talo Çela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.