Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Nuk ua mban të vjedhin përballë Dumanit, dështon për të katërtën herë tenderi i godinës së SPAK

    September 30, 2024

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi anullimin e tenderit 4 milionë euro për ndërtimin e godinës së re.

    Sipas dokumentave të publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, SPAK thotë se arsyeja e anullimit ishte për shkak se nuk u paraqit asnjë ofertë.

    Tenderi për ndërtimin e godinës së re të SPAK u shpall në muajin gusht. Fondi limit ishte paracaktuar 395.3 milionë lekë ose gati 4 milionë euro. Kjo ndërtesë gjendet në krah të godinës ekzistuese të SPAK. Më parë ajo ka qenë në pronësinë e Bashkisë së Tiranës pasi ishte parashikuar të shërbente për zyrat qëndrore të Ujësjellësit. Por më pas, qeveria ja kaloi atë Prokurorisë së Posaçme për të ndërtuar ambientet e reja. Për këtë arsye, Erion Veliaj deklaroi publikisht pas thirrjes në SPAK se Bashkia ka marrëdhënie shumë të mira me kolegët e SPAK për shkak se u kishte dhënë ambientet.

    Megjithatë përpjekja e parë e SPAK për të tënderuar rikonstruksionin e godinës dhe përshtatjen e saj në ambiente për zyra ka dështuar pasi asnjë kompani nuk ka paraqitur ofertë. Ky nuk është tenderi i vetëm i SPAK që dështon. Në të kaluarën SPAK ka anulluar edhe shumë tendera të tjerë, gjithmonë me argumentin e mosparaqitjes së ofertave. Me sa duket paratë e Dumanit nuk i do askush, ose kompanitë shqiptare nuk kanë shumë qejf të bëjnë biznes me SPAK.

    Prokuroria e Posaçme njoftoi se do të marrë masat e nevojshme për rihedhjen e procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK”.

    anullimi-dumani

    Dumani godina spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    April 27, 2026

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    April 27, 2026

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    April 27, 2026

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.