Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Grabitje si në filma në Itali! Banka merret peng me 25 persona brenda, autorët zhduken në mënyrë misterioze

    Shpërdorim detyre pas sherrit me thika në Bulqizë, AMP pezullon dy policë të Dibrës

    Sherr mes të rinjve në Lezhë, Policia në ndjekje të autorëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Nuk u dorëzuan sepse do t’i vr*snin”/ U arrestua në Orosh, avokati i Erzen Ukës: Ndodhej rastësisht në atë shtëpi

    November 27, 2025

    SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Julian Cumrakun dhe Erzen Ukën, të ndaluar mbrëmjen e së hënës në zonën e Fushë-Arrëzit. Avokati mbrojtës i Ukës ka deklaruar se ndalimi i klientit të tij është i pabazuar, duke argumentuar se ai gjendej rastësisht në banesën ku u gjetën armët, të cilat pretendohet se nuk ishin në dijeninë e tij.

    Avokati i Ukës thotë se mbi klientin e tij rëndon akuzë për terrorizëm, por vetëm për armëmbajtje pa leje, dhe se situata e përplasjes me policinë është pasojë e frikës së dy të rinjve se mund të rrezikoheshin gjatë ndërhyrjes.

    “Ndaj klientit tim nuk ka akuzë për terrorizëm. Është ndalim i paligjshem. Ata akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje. Klienti im ndodhej rastësisht në shtëpinë e Cumrakut pasi janë shokë. Nuk dinte gjë për armët. Policia e shtetit i ka qëlluar. Duhet të japin llogari policia si u plagos. Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin”, u shpreh ai.

    Dy të dyshuarit u kapën dy ditë më parë pas një operacioni të ndërlikuar të Policisë së Shtetit dhe forcave RENEA. Ata u gjetën të fshehur në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ku dyshohet të kenë qëndruar për rreth dy muaj. Pas 12 orësh negociata dhe thirrjesh nga familjarët, të dy u dorëzuan pa bërë rezistencë.

    Gjatë kontrollit në banesën ku fshiheshin, policia zbuloi një arsenal të madh armësh, që përfshinte katër automatikë, një pistoletë, 18 granata, shtatë karikatorë të mbushur me fishekë si edhe afërsisht 2 mijë municione të ndryshme.

    Ngjarja nisi pasi patrullat e policisë konstatuan një person të dyshimtë që, sapo pa efektivët, u fut me shpejtësi në një banesë të braktisur dhe refuzoi të dorëzohej, duke i kërcënuar. Situata e rrezikshme solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të specializuara RENEA, të cilat finalizuan arrestimin./Radar.al

    Gjykata lë në burg Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun, dyshohen për terrorizëm

    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

     

    Fushë Arrëz Orosh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Grabitje si në filma në Itali! Banka merret peng me 25 persona brenda, autorët zhduken në mënyrë misterioze

    April 16, 2026

    Shpërdorim detyre pas sherrit me thika në Bulqizë, AMP pezullon dy policë të Dibrës

    April 16, 2026

    Sherr mes të rinjve në Lezhë, Policia në ndjekje të autorëve

    April 16, 2026

    Me 73 vota pro, Kuvendi zgjedh Denar Bibën në krye të Autoritetit të Konkurrencës

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.