Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Nuk ndalet Trump, urdhër ‘bombë’ për kompanitë amerikane në botë

    February 12, 2025

    Presidenti Donald Trump ka urdhëruar një pauzë dhe rishikimin e një ligji që ka përcaktuar aktivitetet e bizneseve amerikane në vendet e tjera për pothuajse 50 vjet. Udhëheqësi amerikan tha se kufizimet e rrepta kundër dhënies së ryshfetit për zyrtarët e huaj e kanë dëmtuar konkurrencën amerikane në tregun e ashpër global.

    “Nënkupton biznes shumë më të madh për Amerikën”, tha Presidenti Trump ndërsa nënshkroi të hënën urdhrin që Departamenti i Drejtësisë të ndalojë hetimet në vazhdim dhe të rishikojë Ligjin e Praktikave të Korruptimit në Vendet e Huaja të vitit 1977 për gjashtë muajt e ardhshëm.

    Urdhri argumenton se: “zbatimi i tepruar dhe i paparashikueshëm i ligjit kundër qytetarëve dhe bizneseve amerikane, nga vetë qeveria jonë, për praktika rutinë biznesi në vendet e tjera, jo vetëm që shpërdoron burimet e kufizuara të hetuesve amerikanë që mund të përdoren për ruajtjen e lirive amerikane, por dëmton në mënyrë aktive konkurrencën ekonomike amerikane, dhe për rrjedhojë, sigurinë kombëtare”.

    Por rishikimi i fundit vjetor për zbatimin e ligjit në fjalë nga Shkolla Juridike e Universitetit të Stanfordit, tregon se gjatë vitit 2024 u shënuan 26 raste, poshtë mesatares dhjetëvjeçare prej 36 çështjesh. Çështjet gjatë vitit 2024 u ngritën nga dy institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit, Departamenti i Drejtësisë dhe agjencia amerikane që zbaton ligjet kundër manipulimeve të tregut, që njihet shkurtimisht si SEC.

    “Kjo rënie sugjeron se rastet e ryshfetit nxitën veprime më unike kundër një korporate, filialeve dhe punonjësve, por pati më pak raste gjatë vitit 2024”, thuhet në raport.

    Urdhri i presidentit ngjalli kritika nga organizatat kundër korrupsionit.

    “Bota nuk duhet të përshtatet me vendet ku ryshfeti dhe korrupsioni janë normë”, tha për Zërin e Amerikës përmes një deklarate Gary Kalman, drejtor ekzekutiv i organizatës “Transparency International US”.

    “Dështimet në këtë drejtim dëmtojnë si qytetarët në vend ashtu edhe bizneset e përfshira në vepra korruptive. Ata që zgjedhin të shkelin ligjin, shpesh përballen me kërkesa për vazhdimin e dhënies së ryshfeteve çka shtyn ose i pengon këto biznese që të marrin lejet apo licencat e duhura për të hyrë në tregjet e huaja. Përfundimisht, ryshfeti sjell humbje”.

    Ryshfeti është i paligjshëm

    Ekspertë ligjorë privatë sqaruan shtrirjen dhe rëndësinë e urdhrit.

    “Ryshfeti është ende i paligjshëm”, titullohet analiza e publikuar të martën në mëngjes nga firma ligjore shumëkombëshe me seli në Uashington “Arnold & Porter”.

    Tetë avokatë, autorë të analizës, shkruajnë se ryshfeti jo vetëm që bie ndesh me ligjin që nuk është shfuqizuar nga Kongresi, por gjithashtu në bazë të ligjeve të ndryshme shtetërore, federale dhe të huaja. Ata vënë në dukje se vendet e tjera i kanë shtuar përpjekjet për zbatimin e ligjeve kundër korrupsionit.

    “Për momentin, rekomandojmë që kompanitë të presin dhe të shohin se çfarë do të ndodhë, dhe ndërkohë të vazhdojnë të fokusohen tek zbatimi i ligjit”, përfunduan avokatët.

    Ligjvënësi demokrat Jamie Raskin, ekspert i ligjeve dhe të drejtës kushtetuese, tha të martën se rendi i ri “e vendos Amerikën në anën e politikave rutinë të biznesit korruptiv në të gjithë botën”. Urdhri, tha ai, u jep korporatave “liri për t’u dhënë ryshfet zyrtarëve të huaj të korruptuar”.

    Deklarata e tij vë në shënjestër edhe miliarderin Elon Musk, aleat i afërt i Presidentin Trump, i cili është vënë në krye të përpjekjeve për të reformuar rrënjësisht qeverinë amerikane, luftuar humbjet financiare, mashtrimet dhe korrupsionin përmes Departamentit të Efikasitet në Qeveri.

    “Administrata Trump-Musk po e bën ryshfetin dhe korrupsionin përsëri të ligjshëm”, thuhet në një deklaratë të zotit Raskin. “Çmimet e vezëve dhe ushqimeve të tjera, banesave, qirasë dhe energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, por thjesht u bë shumë më e lirë përfshirja në korrupsion politik”.

    Zoti Musk dhe kompanitë e tij kanë ndërvepruar publikisht me agjencinë amerikane kundër manipulimit të tregut, SEC dhe Departamentin e Tregtisë. Sidoqoftë, emri i tij apo i ndonjë prej bizneseve të tij nuk figurojnë në listën e plotë të subjekteve që hetohen në bazë të ligjit për korrupsionin e kompanive amerikane jashtë vendit.

    ((Ligji federal amerikan i vitit 1977 i ndalon qytetarët dhe subjektet amerikane që t’u japin ryshfete zyrtarëve të qeverive të huaja për të përfituar interesat e tyre të biznesit.))

    VOA

    Kompanitë amerikane korrupsion Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.