Policia ka dhënë njoftimin se gjatë ditës së sotshme rreth orës 11 përpara Bashkisë Tiranë do të organizohet protesta e radhës nga militantët e opozitës.
Bëhet me dije se bllokimet e disa segmenteve rrugore do të bllokohen që nga ora 09:30 e deri në përfundim të tubimit.
Sipas burimeve mësohet se rrugët, kryesisht në bulevardin kryesor pranë bashkisë do të kenë bllokime të pjesshme.
Policia apelon qytetarët që të frekuentojnë rrugë alternative si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Njoftimi I Policisë
Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.


