KOSOVË– Ndarja e çiftit më të shumëpërfolur të shoëbizzit shqiptar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha është ende një temë e nxehtë dhe çdo lëvizje apo postim i tyre në rrjete sociale nënkupton diçka.
Kanë kaluar shumë kohë që prej ndarjes së tyre, kur dhe Sara u shfaq vetëm, e pa shoqëruar nga Ledri në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ku dhe pati një rol.
Se cili prej tyre tashmë ndan foto me ndjekësit në Instagram për projektet që realizojnë, ndërsa sikurse shkruajnë edhe mediat kosovare Ledri ka një të dashur të re.
Mes duket e dashura e re e Ledrit është nga Kosova dhe shumë shpesh është shfaqur në koncertet që Ledri ka mbajtur në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve.
Nga ato çfarë flitet, partnerja e re e reperit nuk është një imazh i njohur, ndaj edhe deri më tani identiteti i saj nuk bëhet publik.
Janë të shumë njerëzit pranë tyre që janë në dijeni të kësaj romance, por Ledri ka vendosur të fokusohet te jeta profesionale, duke mbajtur sa më të fshehtë jetën e tij private.
Në një intervistë disa javë më parë, Ledri u pyet nga një gazetare nëse ishte “single”.
Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.
“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është ‘single’, a po jo”, e pyeti këngëtarin.
Ledri dha një përgjigje që shumë pak e pritën. “Hajde le të më pyesin vetë, po i pres atje.”-ishte përgjigjja e tij.
Videoja e publikuar në rrjetin social “Instagram” po bën xhiron e rrjetit.


