Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedia/ Mamaja lë dy fëmijët në makinë dhe shkon të bëjë pazar, i gjen të pajetë për shkak të të nxehtit

    Macron pret Ramën në Élysée, në fokus integrimi europian dhe partneriteti strategjik, zbardhen diskutimet

    Shteti fshin mbi 306 milionë euro detyrime tatimore, mbi 130 mijë tatimpagues përfitojnë nga amnistia fiskale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nuk iu bind policisë, përplasi 5 makina dhe u arratis me vrap! Në kërkim 31-vjeçari që kishte thyer “arrestin në shtëpi”

    June 22, 2026

    Një ndjekje policore në Durrës është mbyllur me arratisjen e një 31-vjeçari të shpallur në kërkim, i cili pasi refuzoi t’i bindej urdhrit të Policisë për ndalim, përplasi pesë automjete të parkuara dhe u largua me vrap nga vendi i ngjarjes.

    Sipas Policisë së Durrësit, ngjarja ndodhi rreth orës 12:45 në lagjen nr. 14, ku efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe i bënë shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit, identifikuar si Regi Xhanari, nuk iu bind urdhrit dhe vijoi largimin.

    Gjatë tentativës për t’i shpëtuar Policisë, ai përplasi pesë automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, braktisi automjetin dhe u largua me vrap.

    Forcat e Policisë u vunë menjëherë në ndjekje të tij dhe po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e 31-vjeçarit.

    Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se Regi Xhanari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për akuzën e mashtrimit.

    Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave të saj.

    Durres policia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedia/ Mamaja lë dy fëmijët në makinë dhe shkon të bëjë pazar, i gjen të pajetë për shkak të të nxehtit

    June 22, 2026

    Macron pret Ramën në Élysée, në fokus integrimi europian dhe partneriteti strategjik, zbardhen diskutimet

    June 22, 2026

    Shteti fshin mbi 306 milionë euro detyrime tatimore, mbi 130 mijë tatimpagues përfitojnë nga amnistia fiskale

    June 22, 2026

    “Nuk ju kam votuar kurrë, por…”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Protesta po përdoret për interesa të tjera

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.