Një tërmet me magnitudë 8.8 tronditi gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar cuname deri në katër metra dhe alarm në pjesë të ndryshme të Paqësorit.
Pamje të publikuara nga një spital në Petropavlovsk tregojnë momentin dramatik kur një ekip mjekësh vazhdonte një ndërhyrje kirurgjikale teksa salla e operacionit dridhej fuqishëm nga lëkundjet. Pavarësisht situatës, ata nuk e ndërprenë procedurën dhe siguruan që pacienti të qëndronte nën kujdes të plotë gjatë gjithë kohës.
Autoritetet raportuan evakuime masive në Kamçatka dhe qytetet bregdetare. Paralajmërime për cunami u lëshuan edhe për Japoninë, Alaskën dhe Havajin, ku dallgët prekën bregdetin dhe sollën bllokim trafiku. Fatmirësisht, nuk ka njoftime për viktima dhe centralet bërthamore në rajon u raportuan të padëmtuara.


