Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump nën presion nga këshilltarët ushtarakë, CNN zbulon debatet për Iranin

    Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat ngjiten deri në 34°C

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Nuk gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro

    March 23, 2026

    TIRANË– Për shkak të mosfunksionimit të skemës për punonjës të huaj, pasi shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për kalimin në Europë, biznese në sektorë të ndryshëm janë detyruar të përafrojnë pagat për profesione të ngjashme me nivelet e BE-së.

    Rreth 2 vite më parë gjetja e shoferëve për kamion, ishte një nga problematikat më të mprehta të sektorit të transportit të mallrave. Disa kompani për të mbushur hendekun e fuqisë punëtore nisën të punësonin shtetas të huaj nga Egjipti, ndërsa vendasit emigronin drejt BE-së, veçanërisht drejt Gjermanisë për paga mbi 2 mijë euro.

    Me qëllimin zgjidhjen e problematikës, operatorët e transportit të mallrave me kamion janë detyruar të rrisin pagat nga 30 deri 50% për 2 vitet e fundit për shoferët e kamionëve. Rodolf Xhillari nga kompania “Balkan Trans Albania” tha se pagat e shoferëve variojnë nga 2,000 deri 2,500 euro në muaj.

    “Në 2 vitet e fundit pagat e punonjësve për sektorin e transportit, përfshirë shoferët e kamionëve dhe administratës janë rritur nga 30 deri 50%. Rritja ka qenë e domosdoshme me qëllim frenimin e emigracionit, pasi shumë punonjës po emigronin jashtë për paga më të larta. Ndërsa punësimi i të huajve nuk po funksiononte, pasi shumë prej tyre e përdornin Shqipërinë si trampolin për të emigruar në Europë”, tha ai.

    Sipas të dhënave të “Economic Reseach Institute”, në Gjermani paga mesatare për shoferët e kamionit arrijnë deri në 4 mijë euro në muaj. Në Itali paga mesatare për drejtues kamioni arrin 3 mijë euro në muaj. Në Greqi paga mesatare arrin 2,100 euro në muaj. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut pagat variojnë nga 1,300 deri 2,000 euro në muaj.

    Dy vjet më parë sipas të dhënave të operatorëve paga minimale e drejtuesve të kamionëve në Shqipëri varionte nga 500 deri në 600 euro, ndërsa maksimalja nis nga 1,000-1,500 deri 2,000 euro. Rrogat për drejtuesit e kamionëve në Europë nisin nga 2,000 euro.

    Rodolf Xhillari nga kompania “Balkan Trans Albania” pohoi më herët se mungesa e fuqisë punëtore po sillte që 25 deri 30% e mjeteve të qëndronin pa lëvizur, pasi mungonin drejtuesit e kamionëve. Ndërsa rritja e njëpasnjëshme e pagave ka shtuar koston për bizneset.

    Vështirësitë në gjetjen e shoferëve për kamion dhe punonjës mbështetës ka qenë edhe për kompanitë e importit dhe shpërndarjes së mallrave ushqimore.

    Problematika është prezentë edhe te transporti i pasagjerëve. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni pohoi më herët se operatorët e transportit urban hasin vështirësi për gjetjen e shoferëve të autobusëve për linjat publike në Tiranë. Sipas tij zgjidhja e vetme e ndërmarrë ishte rritja e pagës. Paga mesatare e një shoferi autobusi ka arritur 90 mijë në muaj, ndërsa e një faturino75 mijë në muaj./Monitor

    shofere kamioni shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump nën presion nga këshilltarët ushtarakë, CNN zbulon debatet për Iranin

    July 26, 2026

    Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat ngjiten deri në 34°C

    July 26, 2026

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.