Pas mbarimit të “Eurovision 2025”, ndonëse nuk arritën të fitonin në skenën madhështore, Shkodra Elektronike fitoi përkrahjen dhe dashurinë e madhe të shqiptarëve.
Një dyshe që elektrizoi skenën dhe i dha gjallëri gjithë Eurovisionit, nëpërmjet një postimi në Instagram ka shprehur një falenderim për gjithë përkrahjen e madhe të marrë nga shqiptarët.
“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?” shkruan Shkodra Elektronike në faqen zyrtare të Instagramit.
Siç tashmë e dimë, Shkodra Elektronike ishte ndër grupet muzikore, përfaqësuesit, që u votuan më së paku nga shetet konkurruese por përkrahja e madhe e shqiptarëve iu dhuroi atyre vendin e 8-të në këtë spektakël. / Radar.al
View this post on Instagram


