Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    35-vjetori i PS-së, Veliaj uron socialistët: Gëzuar ditëlindjen familjes sonë politike

    Rama protestuesve: Ejani të verifikoni faktet, ishulli i Sazanit nuk shitet dhe mbetet pronë e shtetit

    Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, është një amanet i shenjtë në zemrën time

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Nuk është loja ime”, Grida Duma shpërthen ndaj Nokës: Jeni njerëz me 20 vite në pushtet dhe s’dini ta lini

    December 15, 2025

    Partia Demokratike vijon të përçahet pas zgjedhjes së Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit, një proces që u realizua me firmat e deputetëve demokratë dhe votat e socialistëve. Pas votimit në Kuvend, zhvillimet kulmuan me akuza të forta brenda selisë blu.

    Në një mbledhje urgjente të kryesisë së PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka hodhi tezën se lobimi për Endri Shabanin ishte bërë nga ish-deputetja Grida Duma. Sipas Nokës, disa deputetë kanë deklaruar se janë kontaktuar për këtë çështje, ndërsa ai shtoi se “ka gojëdhëna” që Duma ka qenë negociatore edhe me kryeministrin Edi Rama.

    Por reagimi i Grida Dumës nuk vonoi. Ajo i quajti deklaratat e Nokës një përpjekje për ta përfshirë artificialisht në një betejë politike që nuk i përket.

    “Që dikush të ketë dëshirë të më thërrasë në një betejë për të qenë interesant, edhe mund ta kuptoj. Por kjo nuk është loja ime. Këtë gjë e dinë mirë ata që e njohin politikën”, deklaroi Duma, duke ironizuar atë që e quajti “pseudo-strategji” të drejtuesve të PD-së.

    Ajo minimizoi edhe peshën politike të postit të Avokatit të Popullit, duke e cilësuar atë si një “gol politik” pa pushtet real, të përdorur për të mbuluar probleme të tjera.

    “Avokati i Popullit nuk ka pushtet real. Është një lojë politike për të fshehur gjëra të tjera. Faleminderit që ma japin, por ua kthej mbrapsht”, u shpreh ajo.

    Duma iu përgjigj ashpër edhe kritikave se nuk po bën “opozitën e opozitës”, duke akuzuar drejtuesit aktualë të PD-së se janë njerëz që kanë mbi dy dekada në pushtet dhe nuk dinë ta lëshojnë atë.

    “Kush është opozitë nga ju? Ju keni mbi 20 vjet në pushtet, nga i pari te i fundit. Po të dinit të lëshonit pushtet, nuk do kishit bërë ato që i keni bërë me një anëtarësi të shkretë”, tha Duma, duke shtuar se PD ndodhet në një skandal të rëndë që prej një muaji dhe po përpiqet ta shmangë përgjegjësinë.

    Në përfundim, ajo theksoi se nuk ka asnjë arsye të përfshihet në akuza që, sipas saj, synojnë të godasin figura me peshë publike për të larguar vëmendjen nga problemet reale të Partisë Demokratike.

    Avokati i Popullit Flamur Noka Grida Duma
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    35-vjetori i PS-së, Veliaj uron socialistët: Gëzuar ditëlindjen familjes sonë politike

    June 12, 2026

    Rama protestuesve: Ejani të verifikoni faktet, ishulli i Sazanit nuk shitet dhe mbetet pronë e shtetit

    June 12, 2026

    Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, është një amanet i shenjtë në zemrën time

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Rama komenton protestat: U dezinformuan nga rrjetet sociale

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.