TIRANË– Ish-banori i BBV3, Fatjon Kuqari ka qenë i ftuar në emisionin “Pushime on Top” ku padyshim nuk u ka shpëtuar pyetjeve për banorët ekëtij edicioni.
Kujtojmë se pas shumë situatash të ndodhura në BBV, Fatjoni krijoi miqësi shumë të mirë me Rike Roçin.
Ai ka thënë se në një kohë që me të ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë e të ngushtë miqësie, kurrësesi nuk e sheh me një sy tjetër.
Edhe pse Lei u mundua ta ngacmonte në lidhje me Riken, Fatjoni nuk nxorri asnjë të re tjetër mbi raportin me të.
“Nuk e kam parë kurrë. Jam takuar me të. Nuk ekziston shkëndija. E kam parë gjithmonë si shoqe aty brenda. Unë e di çfarë dua dua dhe kur e di çfarë dua, nuk ka më vend.”- ka thënë Fationi.


