Së fundmi në rrjet u ngritën aludime të shumta se Luiz Ejlli do na sjellë një projekt të ri në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Labinot Tahiri.
Kanë qenë vetë dy artistët që na e konfirmuan lajmin.
Nëpërmjet një videoje të postuar në Instastory ku shfaqen Ejlli dhe Labinot Tahiri, dëgjohet teksa gjatë bisedës mes tyre ata na paralajmërojnë për një bashkëpunim.
“Nuk e dini se ça a tu ardh. Mblidhni portokallet, arrat si dikur para tavolinave dhe pritni” u shpreh Luiz Ejlli.
Këta ishin fjalët që ngritën aludimet për një projekt mes tyre. Ndërkohë që artistët vendosën të mos na zbulonin më shumë detaje.
Se për çfarë projekti bëhet fjalë kjo mbetet për t’u parë me kalimin e kohës./ Radar.al


