Këngëtari i njohur shqiptar njëkohësisht dhe fituesi i “BBVA 2”, Luiz Ejlli dhe moderatorja Arbana Osmani, që nga mbarimi i episodit të dytë të “Big Brother” kanë krijaur një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre.
Kjo duket qartazi nga disa postime të bëra në rrjet.
Postimi më i fundit që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte një foto e Luiz Ejllit me partnerin e moderatores, Eduart Grishajn.
Në foton e postuar në profilin e Ejllit dyshja shfaqet krah njëri-tjetrit.
Nuk dihet akoma nëse ata janë bërë bashkë për të kaluar një mbasdite ndryshe, apo për të bashkëpunuar për ndonjë projekt.
Në rrjet u ngritën aludime të shumta se Luizi mund të jetë i ftuari i radhës në programin “Mirëmbrëma Yje”, duke qenë se Eduart Grishaj është regjisori i tij.
Se çfarë po “bluajnë” mes tyre, kjo mbetet për t’u parë…/ Radar.al



