Vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij, është nja nga ngjarjet që shkaktoi zhurmë në rrjet dhe jo vetëm!
Gazetarja e Top Channel Kristi Gongo realizoi sot një intervistë me prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes.
“Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.
“Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij.
Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen: Deri tani nuk kemi asnjë informacion.
“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.
Intervistën e plotë do të mund ta ndiqni sonte në Top Story në orën 21:00, në Top Channel.