KOSOVË– Personazhi i TikTok-ut, Kleviol Ahmeti i cili njihet në publik si Cllevio ka reaguar së fundmi sa i takon ngjarjes së Noizyt dhe Stresit në Pejë. Përmes një interviste në emisionin “KosovaToday” ai u shpreh se ka shkuar katër herë në polici për shkak të Noizyt.
Cllevio ka pranuar se i ka ofenduar të dy reperët, por tha më tej se të dy i kanë prishur sistemin e qetësisë dhe e kanë çuar në polici dhe goditur fizikisht.
“Unë me të thënë të drejtën e pyeta Medin, se unë nuk e kam ditur këtë pjesë kam qenë me Medin kam jetuar atje kur këto muhabete janë bërë atje edhe, nuk e di Medi më tha se ka ndodhur por nuk më kishte treguar dhe është normale që e besoj se nuk është e vetmja herë se këta kanë dashur të korruptojnë e të blejnë njerëz, me këto pabesitë që bëjnë. Edhe është normale a kupton. Çka kam bërë, unë këta i kam ofenduar se janë për t’u ofenduar. Këta më kanë prishur gjithë sistemin e qetësisë time, më kanë çuar në polici edhe më kanë gjuajtur fizikisht nuk është vetëm Medi që është gjuajtur, edhe unë jam gjuajtur fizikisht. Edhe unë për të njëjtën arsye kam shkuar atje për t’i thënë që okej të kam ofenduar, dakord. Kam shkuar te vendet e tyre dhe kanë vepruar këta, kështu që pas veprimeve ka pasur pasoja. Edhe këta kur duan të veprojnë duan mos të kenë edhe pasoja dhe nëpër policia na kanë çuar.”- u shpreh ai
Gjithashtu ka përmendur edhe faktin që Noizy e ka çuar 4 herë në polici.
“Mua më kanë çuar katër herë në polici. Hera e fundit që jam këtu, jam po nga ai person nga Noizy i famshëm. Nga Noizy që gjuan boksa edhe boksat atij kanë për t’i kushtuar shumë.”- tha ai.


