Policia e Durrës ka realizuar arrestimin e dy të rinjve gjatë ditës së sotme.
Sipas burimeve policore mësohet se M. Z., 28 vjeç ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij ndërsa A. M., 31 vjeç dhunoi nënën.
Si rrjedhojë e ngjarjeve të dy shtetasit janë arrestuar në flagrancë.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit
E. P., 36 vjeç dhe F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar një punonjës policie, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrë
M. Z., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
A. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
S. P., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme
“Shqiponja”, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


