DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona për dhunë në familje. Mësohet se një 45-vjeçar me iniciale S.Sh., ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Ndërkohë për të njëjtën vepër penale është arrestuar Xh. Y., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasit:
-S. Sh., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Gjithashtu, ai ka kundështuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat;
-Xh. Y., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.


