TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona për dhunë në familje. Të arrestuarit janë dy burra, ku konkretisht specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. K., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Gjithashtu për të njëjtën arsye është vënë në pranga edhe shtetasi A. M., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.


