Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën e saj: Sa ke ndryshuar

    Spanja zhgënjeu në ndeshjen e parë të Botërorit, portieri Simon pranon dobësitë: Ja çfarë na mungoi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Një person më ndiqte djalin. Altin Dumani më tha…’- Flet avokati që ish-gjyqtarja Fetahu kërkoi ta eleminonin fizikisht

    November 26, 2024
    Avokati Arben Llangozi

    Ish gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila ka rënë në prangat e Policisë, pas hetimeve të SPAK që kanë zbërthyer rolin e saj ndaj organizatës kriminale të Suel Çelës, është mësuar se kishte kërkuar edhe eleminimin fizik të avokatit Arben Llangozi.

    Referuar përgjimeve të bëra rezulton se kjo e fundit kërkoi nga anëtarë të grupit kriminal zhdukjen e avokatit, pasi e shihte si rrezik të madh e si personin kyç që jepte informacion për aferat e saj.

    Sakaq, avokati Arben Llangozi ka folur sot në media duke zbuluar se ishte njohur pak kohë më parë me këto përgjime.

    Ai shtoi se nuk ka pasur kërcënime, por se pak javë më parë ka pasur dyshime se një person i ka ndjekur djalin në shkollë.

    “Unë rashë në dijeni të këtij fakti përmes vendimit që ishte marrë për gazetarin dhe aty pashë dhe përgjimet që kishin të bënin me mua. Gjyqtarja kishte komunikuar me personazhe të ndryshme të botës së krimit ku kërkonte të hakmerrej sepse sipas saj unë kisha dhënë informacion një emisioni për t’i sjellë probleme saj, dhe pezullimi i saj nga detyra kishte ardhur prej tyre.

    Në atë kohë nuk është se kam pasur problematika, por pak kohë më parë kam pasur disa dyshime që kanë të bëjnë me fëmijën tim që sipas personit që e shoqëron në shkollë, një person e ndiqte, e kam denoncuar dhe jemi në kuadër verifikimesh.

    Jam njoftuar nga zoti Dumani dhe jam vënë në dijeni të këtij fakti për përgjime në fjalë. Na kanë thënë që mund të publikohen këto përgjime, por nuk duhet të shqetësoheni se drejtësia ka bërë tashmë punën e saj”, u shpreh avokati Llangozi.

    Arben llangozi gjyqtarja pajtime fetahu suel cela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    June 16, 2026

    Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën e saj: Sa ke ndryshuar

    June 16, 2026

    Spanja zhgënjeu në ndeshjen e parë të Botërorit, portieri Simon pranon dobësitë: Ja çfarë na mungoi

    June 16, 2026

    Çështja e zgjedhjes së Presidentit/ Kurti: Për të ecur përpara duhet të marrë fund qasja refuzuese e opozitës

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.