Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që në të gjitha ndeshjet e kësaj jave — në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë — të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda sot nga jeta.
Në njoftimin zyrtar, Departamenti i Komunikimit i FSHF-së thekson se ky gjest është një shenjë respekti për figurën e Nanos, një prej personaliteteve më të rëndësishme të tranzicionit politik në Shqipëri dhe një kontribues i rëndësishëm në jetën publike të vendit.
Federata Shqiptare e Futbollit shpreh gjithashtu ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano për këtë humbje të madhe.


