Programi i dashurisë, Përputhen nisi sot në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit sezonin e tij të gjashtë.
“Kam nje plan te guximshem prej te dehuri- Dua t’ju bej te dashuroheni”-, shkruante Megi sot në Instagram.
Në nisje të programit, moderatorja prezantoi dy opinionistët e këtij sezoni.
Ata janë Arjon Muça dhe Zheklin Lekatari, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre për konkurrentët e këtij sezoni, dinamikat, historitë dhe çdo ngjarje që do të ndodhë.
Fenomeni “Përputhen” të përball me një përvojë unike, me përjetimin e emocioneve që ndodhin në ndriçimin skenik. Konkurrentët e këtij sezoni janë përzgjedhur në një larmishmëri karakteresh, për t’i dhuruar publikut një program dashurie gjithmonë e më të mirë…



