SHKODËR- Xhaxhai i 33-vjeçarit që u vra me breshëri plumbash mëmgjesin e kësaj të diele, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen tragjike.
Naim Mataj ësjtë shprehur se nipi i tij nuk ka pasur asnjë konflikt në mënyrë që të sillte ekzekutimin e tij.
Ai tregoi se 33-vjeçari para 1 viti e gjysmë ka qenë në Belgjikë, ndërsa kohët e fundit punuar në ndërtim në Malin e Zi.
“Nuk ka asnjë konflikt nipi. Punonte në Malin e Zi si mjeshtër në ndërtim. Para afro një viti e gjysmë ka qenë në Belgjikë, ndërsa kohët e fundit ka punuar në Malin e Zi. Vëllai i tij ndodhet në Belgjikë. Nuk kanë probleme apo ndonjë konflikt. Janë rritur me vështirësi sepse nuk e kanë pasur gjendjen ekonomike. Nuk është i martuar. Shtëpia nga vendngjarja është rreth një kilometër larg. Policia nuk na la të shihnim kufomën.”-ka thënë ai./Radar.al


