TIRANË– Të tjera detaje ajnë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Astir ku një vajzë e identifikuar me inicialet S.Q., ka “ngritur në këmbë” RENEAN ku sqaron se është mbyllur në banesë pasi është dhunuar nga disa persona.
Forcat RENEA arritën që nga tarraca e pallatit të hynin përmes dritareve në apartamentin ku ndodhej vajza e cila nuk pranonte të hapte derën.
Ajo është gjetur e vetme brenda, pa shenja dhune, por në gjendje të rënduar psikologjike. Ndërkohë apartamenti ishte i marrë me qera nga i dashuri i saj, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Gjithashtu në këtë banesë janë gjetur edhe dy armë, tip pistoletë./Radar.al


