Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

    Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje/ Motori përplaset me mjetin bujqësor

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Ngritën kompani për të pastruar paratë e vëna në Spanjë, Prokuroria çon për gjykim shqiptaren dhe tre të huaj

    July 25, 2024
    Krijuan kompani me paratë e fituara ilegalisht në Spanjë/ Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet, akuza për shqiptaren dhe tre të huajt

    TIRANË– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka  përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuza për një shtetase shqiptare dhe tre të huaj, mbi të cilët rëndon akuza e “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  Bëhet me dije se ata ngritën kompani shqiptare për të pastruar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë.

    Ndër të tjera Prokuroria sqaron se bëhet fjalë për Jozefina Gjoni, Saverio Ciampi, Claudio Cuchi dhe Manrico Erriu. Në bazë të hetimeve të kryera rezulton se 4 personat janë nën hetim edhe nga autoritetet Spanjolle për krime ekonomike nëpërmjet kompanive të ndryshme në Tenerife, Spanjë.

    NJOFTIMI I PLOTË I PROKURORISË:

    Referuar aktit të ekspertimit kontabël, kryer në dobi të hetimit, u provua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të gjithë të pandehurit kanë bashkëpunuar mes tyre duke krijuar shoqëri në Shqipëri, për pastrimin e parave të fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, apo edhe në vende të tjera si Italia apo Zvicra, duke qenë se nga akti i ekspertimit rezultoi se janë kryer transaksione financiare midis shoqërive që kanë të njëjtin emër shqiptare apo të huaja. Nga hetimi i Prokurorisë rezultoi se nëpërmjet krijimit të shoqërive tregtare si dhe nëpërmjet qarkullimit të parave në bankë, këto shtetas kanë tentuar të pastrojnë produktin e veprës penale, duke e simuluar veprimtarinë e kryer prej tyre si të ligjshme. U provua se shoqëritë në Shqipëri, të cilat kanë shërbyer për të pandehurit për të kryer veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, janë krijuar pasi më parë këto shtetas kanë krijuar shoqëri të tjera në Spanjë, për të cilat janë në hetim për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”. Ky fakt provohet jo vetëm nga datat e themelimit të shoqërive në Shqipëri, por edhe mbi faktin se disa prej shoqërive të krijuara në Shqipëri, janë shoqëri bija të atyre të huaja dhe mbajnë të njëjtin emër.

    Claudio Cuchi Jozefina Gjoni Manrico Erriu Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Saverio Ciampi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

    June 5, 2026

    Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje/ Motori përplaset me mjetin bujqësor

    June 5, 2026

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    June 5, 2026

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.