Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Majac, Podujevë, Kosovë, ku një person ka humbur jetën dhe dy gra kanë mbetur të plagosura.
Kryeprokurori i Prokuroria Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se viktima është një djalë, ndërsa të plagosurat janë dy gra, njëra prej të cilave rreth 70 vjeçe.
Sipas të njëjtave burime, njëra nga të plagosurat konsiderohet e dyshuar në lidhje me ngjarjen dhe dyshohet se ka tentuar vetëvrasje pas incidentit. Ajo po trajtohet nën kujdes mjekësor.
Informacione të pakonfirmuara bëjnë me dije se viktima ka qenë i lidhur sentimental me të dyshuarën, por autoritetet ende po hetojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në vijim të ketë detaje të tjera nga organet kompetente.


