Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Përgëzime Spanjës”, Messi reagon pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është e madhe, por jam krenar për këtë grup

    Lamallari: Dronët dhe kamerat inteligjente do të monitorojnë shkeljet në rrugë

    Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, përplasen dy automjete

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Ngërçi politik në Kosovë/ Dështon për herë të 34-të konstituimi i Kuvendit

    June 19, 2025

    PRISHTINË– Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kjo është hera e 26-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe nuk propozojnë nga një anëtar për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur të marrë 61 votat e domosdoshme në votimin e hapur.  Ata do të mblidhen sërish pas 48 orësh, përkatësisht të shtunën më 21 qershor.

    Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Ky subjekt insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr organin ligjvënës. Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, duke kërkuar që partia e Albin Kurtit të ndryshojë kandidatin.

    Çështja e ndryshimit të mënyrës së votimit – nga e hapur në të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

    Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

    Teksa vendi ka mbetur pa institucione të reja për mbi katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, së voni LDK-ja – që doli e treta në zgjedhje – ka paraqitur një plan me 15 pika për një qeveri uniteti, duke i ftuar të gjitha partitë që ta formojnë një ekzekutiv të tillë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

    Ky propozim është refuzuar nga LVV-ja, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se preferojnë formimin e një qeverie me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë.  Por, çështja nuk mund të kalojë te zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës pa u konstituar Kuvendi.

    Seanca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 15 prill dhe deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për të cilët kërkohen 61 vota – në mënyrë që më pas të hapet rruga për formimin e ekzekutivit.

    Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje ligjvënësve që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja./REL

    GJKKO la të pandryshuar masën e sigurisë/ Ironizon Veliaj: Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm?

    Haxhiu Konstituimi i Kuvendit Ngërçi politik në Kosovë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Përgëzime Spanjës”, Messi reagon pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është e madhe, por jam krenar për këtë grup

    July 20, 2026

    Lamallari: Dronët dhe kamerat inteligjente do të monitorojnë shkeljet në rrugë

    July 20, 2026

    Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, përplasen dy automjete

    July 20, 2026

    Hamasi emëron Khalil Al-Hayyan udhëheqës të ri të përgjithshëm

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.