Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reshje të izoluara dhe temperatura të larta, parashikimi i motit sot

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Përgëzime Spanjës”, Messi reagon pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është e madhe, por jam krenar për këtë grup

    July 20, 2026

    Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës. Kapiteni argjentinas, pavarësisht paraqitjeve të tij të spikatura gjatë turneut, nuk arriti të ndihmonte skuadrën të siguronte një tjetër trofe botëror.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Messi ndau emocionet e tij me tifozët, duke pranuar se humbja e një finaleje të Kupës së Botës është një moment shumë i dhimbshëm, por theksoi krenarinë për rrugëtimin e ekipit dhe përpjekjet e gjithë grupit.

    “Dhimbja është shumë e madhe dhe do të jetë e vështirë që kjo plagë të mbyllet. Por mbetem gjithashtu me gjithçka të mirë që kemi bërë, me ndeshjet ku përmbysëm situata duke dhënë gjithçka dhe që do të mbeten përgjithmonë në kujtesë”, shkroi Messi.

    Kapiteni i Argjentinës vlerësoi punën e skuadrës dhe mbështetjen e tifozëve, duke theksuar arritjen e dy finaleve radhazi të Kupës së Botës.

    “Sot është e vështirë të vlerësojmë atë që kemi bërë, por ky grup arriti në dy finale radhazi të Kupës së Botës. Faleminderit nga zemra për çdo përshëndetje dhe çdo mesazh. Edhe një herë arritëm të bashkonim një vend të tërë dhe të ndajmë krenarinë e madhe për të qenë argjentinas”, u shpreh ai.

    Për yllin e Inter Miami, kjo ishte finalja e dytë e humbur në një Botëror. Messi luajti deri në minutat shtesë dhe u përpoq të udhëhiqte skuadrën në fazën sulmuese, por këtë herë nuk arriti të kishte ndikimin vendimtar që kishte treguar në ndeshjet e mëparshme të turneut.

    Gjatë gjithë rrugëtimit të Argjentinës drejt finales, 39-vjeçari ishte një nga protagonistët kryesorë, duke dhënë kontribut në momente të rëndësishme. Megjithatë, ndaj Spanjës ai nuk arriti të gjente hapësirat e duhura për të ndryshuar fatin e takimit.

    Në fund të mesazhit të tij, Messi zgjodhi të përgëzonte edhe kundërshtarin për suksesin e arritur.

    “Dua gjithashtu të përgëzoj Spanjën për kampionatin”, shkroi kapiteni argjentinas.

    Humbja në finale i mohoi Argjentinës një tjetër triumf botëror, ndërsa Spanja feston titullin e kampiones së botës pas një paraqitjeje që e konfirmoi si një nga ekipet më të forta në skenën ndërkombëtare.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reshje të izoluara dhe temperatura të larta, parashikimi i motit sot

    July 21, 2026

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    July 20, 2026

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    July 20, 2026

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.