KORÇË– Aleks Ago, 45-vjeçari nga Devolli, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të miturin 15-vjeçar, ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në këtë situatë.
Në dëshminë e tij, Ago është shprehur se 15 vjeçarin nuk e ka ngacmuar, por pretendon se e ka ndihmuar, për shkak se babai i tij ka ndërruar jetë 5 vite me parë.
Mësohet se Ago ka thënë që kanë njohje të largëta familjare dhe duke i ditur problemin, është munduar t’i afrohet për ta ndihmuar qoftë me lekë apo ushqime. Ndërkohë do të jetë prokuroria që do të hetojë në vazhdimësi mbi rastin për të zbardhur gjithë ngjarjen./Radar.al


