Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga shitës perimesh në vra*ës me pagesë, flet Nuredin Dumani: Krimi i parë, njohja me Talo Çelën dhe ‘biznesi’ i bandës

    September 10, 2025

    Kjo është historia e vrasësit me pagesë më të rrezikshëm që ka njohur Shqipëria, rrëfyer në vetë të parë nga Nuredin Dumani. Historia e tij tregon metamorfozën e një njeriu që nga puna e ndershme si shitës frutash, perimesh dhe këpucësh, kaloi në biznesin e vrasjeve me pagesë për llogari të bandave më të rrezikshme shqiptare.

    Nga vrasës, Dumani u kthye në dëshmitarin që tradhtoi errësirën që e kishte rritur në maja. Ai u bë personi që vetëm me një rrëfim, hapi kutinë e “Pandorës”, duke tronditur botën e krimit shqiptar.

    “Suksesi bashkëpunimit, ose i tërheqjes në bashkëpunim i një të penduari është pikërisht rihapja apo zbulimi i çështjeve të mbetura pezull, që janë nën hetim apo të pezulluara, të cilat policia shkencore apo policia e shtetit, vijon të gjejë autorët,” tha Alfred Balla, avokat.

    “Një kusht tjetër mjaft i rëndësishëm është fakti që të dhënat që jep bashkëpuntori i drejtësisë në deklarimet e tij, të jenë të një rëndësia të veçantë dhe të përbëjnë një provë vendimtare në dhënien e fajësisë së autorëve të veprave penale,” u shpreh Ermira Tafani, pedagoge.

    Inside Story sjell ekskluzivisht zërin origjinal të Nuredin Dumanit, dëshmi të paprekura, të thëna pa dorashka, ashtu siç dolën nga goja e tij:

    “Unë kam pas diku ke 30 kontakte gjithsej në telefonin tim, sepse kisha lidhje edhe me shumë eksponentë të tjerë. Flet edhe në grup në Matrix. Mund të flisje 4 veta, 5 veta. Flasim të gjithë, dëgjojmë të gjithë ça bëjmë me njëri-tjetrin. Kjo gjë ishte kur do me u bë transparent. Pra shofim të gjithë ça po flasim ne dhe ato. Grupi ku jemi ne aty.”

    Krimi i parë i Nuredin Dumanit ishte posedimi dhe shitja e një pistolete. Fatura e parë e krimit ishte vetëm 300 euro – prerja e një bilete drejt një rruge pa kthim në krimin e organizuar.

    “Kisha një pistoletë, një ‘Col Special’ për ta shitur, ky ka qenë krimi i parë që unë mund të kem bërë fillimisht, armën që shita.”

    Nuredin Dumani Talo Çela Vrasës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.