Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria tashmë e ka një këmbë në kampin europian

    Balla ndjek debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Vendi ynë, favorit kryesor për anëtarësim në BE

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Nga Serbia në Strasburg me biçikletë

    April 16, 2025

    Me emocione dhe mesazhe pozitive u shënua tubimi i madh në mbështetje të aksionit “Tour to Strasburg” të studentëve nga Serbia. Në vendngjarje ishte edhe gazetari i DW.

    Një tubim i serbëve të diasporës që mbështesin kërkesat e studentëve në Serbi filloi në orët e para të pasdites të martën (15.04.) në Sheshin Kleber në Strasburg. Atyre iu bashkuan një numër i madh i bashkëmendimtarëve nga Serbia, të cilët mirëpritën studentët çiklistë nga Beogradi, të cilët protestojnë prej muajsh dhe synojnë të bëjnë xhiron e institucioneve evropiane si Këshilli i EvropësdheParlamenti Evropian në Strasburg.

    Për studentët ishin përgatitur edhe zërime për fjalime si dhe stenda të shumta me ushqime e pije për çiklistët që kanë kaluar një rrugë shumë të gjatë nga Serbia në Strasburg. Për mbajtjen e rendit kujdeseshin organizatorët, kryesisht vetë studentët, dhe njerëzit e mbledhur aty në shenjë mbështetjeje. Nga larg gjendjen e monitoronin dy grupe më të vogla policësh francezë.

    Rreth orës 17:00, të mërkurën mbërritën çiklistë të shumtë nga vende të ndryshme në sheshin kryesor. Atje u mblodhën shumë njerëz në shenjë mbështetjeje të studentëve, nga vende të ndryshme perëndimore. Midis tyre kishte dhe grupe të vogla, të ardhura nga Danimarka e Zvicra, e kishte çiklistë edhe nga Holanda, Gjermania dhe vende të tjera.

    Demonstrata “pozitive”

    Një vijë kufizuese të çonte drejt skenës kryesore në shesh, kështu që çiklistët parakalonin nëpër një rrugë ku nga të dy anët ishin mbledhur njerëzit me shumë pankarata dhe flamujë. Sa i përket flamujve, organizatorët kërkuan që të valëviteshin vetëm flamujt e Serbisë dhe të fakulteteve apo qyteteve – asnjë tjetër nuk lejohej.

    Të gjithë të pranishmit silleshin sikur këto të ishin demonstrata për diçka, jo kundër dikujt a diçkaje, megjithëse kishte shumë pankarta të vogla me variacione të ndryshme të shprehjes “Ko se lača mati” (ky është aludim për gabimet gjuhësore të kryeparlamentares serbeAna Brnabiq, e cila donte të thoshte: “Ko se mača lati”, që në shqip do të thotë se “Ai që kap shpatën, nga shpata edhe vdes”). Nuk u dëgjua asnjë protestë kundër qeverisë aktuale serbe. Këto ishin demonstrata të shënuara me thirrje pozitive, jo negative. Ishin demonstrata për të shprehur pozitivitet e admirim e jo ​​zemërim.

    Pritja

    Për më tepër, ishte gjithashtu një pritje e madhe e përbashkët – për studentët me biçikleta që kishin udhëtuar 1.400 kilometra nëpër Evropë, për të tërhequr vëmendjen e institucioneve evropiane për nevojat e ndryshimeve në Serbi, si dhe për protestat që po mbahen me muaj të tërë atje. Ata janë të bindur se askush nuk mund t’i quajë të parëndësishme protestat më të mëdha që po mbahen në historinë moderne në Serbi.

    “Tour to Strasburg” përfundoi me hyrjen e studentëve të parë çiklistë në sheshin Kleber në orën 20:40. Ajo u shoqërua me përshëndetje të fuqishme, me fishkëllima të furishme borish, me rrahje daullesh, këngë dhe drita nga celularët.

    Shpërblimet

    Në fund, çiklistët u përzien me turmën dhe në fund secili prej tyre u ftua individualisht në skenë, u prezantua para publikut dhe simbolikisht u shpërblye me një medalje. Këto medalje më pas iu ndanë edhe atyre që kishin ardhur me biçikleta nga diaspora, për të mbështetur studentët.

    Tubimi i mbushur me emocionetë forta përfundoi me studentet që u bënin thirrje të pranishmëve që të mos lënë mbeturina pas vete. Ata ndihmuan studentët që të pastrojnë sheshin pas tubimit. Tani ata do të vizitojnë institucionet evropiane, në radhë të parë Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian, ku do të dërgojnë mesazhet e tyre./DW

    Hajduti tentoi t’i vjedhë bagëtitë, kur u zbulua nga pronari i stanit e qëlloi

    Rama publikoi pamjet e familjes së emigrantëve/ Celibashi: Kryeministri s’e ka bërë foton

    ‘Kujdeset’ për abonuesit në “OnlyFans”, Vanda Nara: Mos u bë plani B i dikujt

    LaCivita me të rinjtë: Berisha siguron që të gjeni suksesin këtu

    Rama ironizon LaCivita: Mbeti Latifi i shkretë në penxhere për të marrë lekët e bufit

    biçikletë protestat në Serbi Strasburg
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026

    Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria tashmë e ka një këmbë në kampin europian

    June 16, 2026

    Balla ndjek debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Vendi ynë, favorit kryesor për anëtarësim në BE

    June 16, 2026

    Komisionerja Kos: Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e anëtarësimit në BE, me miratimin e IBAR

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.