Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga miq në armiq/ Pse vëllezërit Bami kërkonin me doemos ekzekutimin e Gentjan Bejtjas

    September 2, 2024
    Nga miq në armiq/ Pse vëllezërit Bami kërkonin me doemos ekzekutimin e Gentjan Bejtjas

    Vrasja e Gentjan Bejtjas u kthye një ndër detyrat kryesore për grupin kriminal që vepron në Nikël, ku pas dy tentativa të dështuara në vitin 2022 dhe 2023, ekzekutimi i Bejtjas u reaizua në oborrin e në shtëpisë së tij, në 15 Mars 2024.

    Para se t’i bëhej atentati që i mori jetën, Bejtja bënte një jetë mes Larushkut, Lezhës, Shëngjinit, ku qëndronte i strehuar në bazat e fshehta të ish-deputetit të PS Arben Ndoka dhe biznesmenit të basteve sportive, Ervis Martinaj.

    Në dosjen hetimore të siguruar nga burimet, qartësohet se disa vite më parë viktima, Gentjan Bejtja dhe vëllezërit Durim dhe Valter Bami, ishin shumë miq me njëri-tjetrin.

    Por me sa duket intrigat kriminale kanë prishur këtë shoqëri të vjetër, duke sjellë që Gentjan Bejtja të “pasohej” në krahun e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës, dy kundërshtarëve të vëllezërve Bami dhe Marklen Hakës.

    Haka dhe Bamët, dyshuan se njeriu që informonte mbi lëvizjet e vëllezërve Bami, dhe mbante makinat në Larushk në gatishmëri për të kryer vrasjet ishte Gentjan Bejtja, person ky që njihte mirë  çdo rrugicë në zonën e Niklës dhe Fushë-Krujës.

    Ndaj ai ishte kthyer në personin kryesor për t’u eliminuar. Pas kryerjes së vrasjes, policia dhe prokuroria morën në pyetje dhe Valter Bamin, vëllanë e Durim Bamit në Nikël.

    Valteri kishte vetëm dy ditë sa kishte dalë nga burgu, pasi ishte prangosur si person i dyshuar në atentatin e dytë kundër Bejtjas, në të cilin mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët.

    Në momentin e vrasjes, Valter Bami ndodhej në avion drejt Dubait, ndërsa pas vrasjes ai u kthye në Shqipëri, duke u paraqitur vullnetarisht në policinë e Tiranës.

    I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit Valter Bami ka deklaruar se në 15 mars 2024, është larguar nga Shqipëria për në Kosovë dhe më pas ka udhëtuar me avion për në qytetin e Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka qëndruar së bashku me vëllanë e tij, Durim Bami.

    Në lidhje me ngjarjen ka shpjeguar se më 15 mars 2024, ka qenë në qytetin e Dubait dhe për ngjarjen është informuar nga bashkëshortja e tij, e cila e ka njoftuar se në banesën e tij kishte shkuar policia dhe po e kërkonte për deklarim.

    Lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Edison Bami, kushëriri i dy vëllezërve Bami në Nikël. Ai ka shpjeguar se është banor i qytetit Fushë-Krujë ku ka banesën e tij, por që herë pas herë qëndron edhe në Nikël në banesat e kushërinjve të tij Durim e Valter Bami.

    Në lidhje me ngjarjen, ku në fshatin Larushk, Krujë në banesën e tij është vrarë Gentian Bejtja, Bami ka shpjeguar se kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në lokalin që administron në fshatin Verjon, Krujë.

    Lajmin për vrasjen e Gentjan Bejtjas e ka marrë nëpërmjet mediave vizive dhe konkretisht gjatë kohës që ka qenë në lokal.

    I pyetur nëse e njeh Gentian Bejtjan, ai deklaron se e njeh pasi në të shkuarën ai ka qenë shok me kushërinjtë e tij, Durim e Valter Bami, por që me Gentianin, nuk ka ndonjë miqësi apo konflikte dhe prej vitesh nuk është takuar me këtë shtetas.

    ekzekutimi Gentjan Bejtjas vellezerit Bami
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    April 18, 2026

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    April 18, 2026

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    April 18, 2026

    Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.