ROMË– Shqipëria dhe Italia do të mbajnë sot në Romë Samitin e parë ndërqeveritar, ku mësohet se janë tre çështje kryesore të cilat do të diskutohen: mbrojtja, industria dhe emigrantët.
Mbledhja e parë mes qeverive të dy vendeve e cila do të drejtohet nga Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni dhe Kryeministri Edi Rama është konfirmuar nga qeveria italiane përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ku thuhet se Samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri do të mbahet të enjten, më datë 13 nëntor, ora 11:30.
Ndërsa gazeta italiane “Formiche” ka publikuar një shkrim duke dhënë detaje nga ajo çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri-Itali./Radar.al


