Policia e Shtetit ka hapur zyrtarisht konkurset për pozicionet e drejtorëve vendorë të policisë dhe shefave të komisariateve në disa qytete të vendit, në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të drejtimit policor.
Sipas njoftimit zyrtar, thirrjet janë shpallur me qëllim përzgjedhjen e efektivëve me integritet, profesionalizëm dhe rezultate të larta në punë.
Pozicionet e drejtorëve vendorë të policisë
Gara është hapur për:
Drejtor i DVP Durrës, për shkak të transferimit të drejtuesit aktual në një drejtori tjetër;
Drejtor i DVP Lezhë, pas shkarkimit nga detyra të drejtuesit të mëparshëm.
Afati i aplikimeve për këto pozicione mbyllet më 22 janar 2026.
Pozicionet e shefave të komisariateve
Konkurset janë hapur për:
Komisariati i Policisë Fier dhe Lushnjë (DVP Fier),
Komisariati i Policisë Kavajë (DVP Durrës),
Komisariati i Policisë Kolonjë (DVP Korçë),
Komisariatet e Policisë Mat dhe Bulqizë (DVP Dibër).
Këto vende vakante janë krijuar kryesisht për shkak të transferimeve ose ndërprerjes së marrëdhënieve të punës të drejtuesve aktualë. Afati për aplikim për këto pozicione mbyllet më 23 janar 2026.
Policia e Shtetit synon që përmes këtij procesi të rrisë efikasitetin e drejtimit, besimin publik dhe performancën e strukturave vendore.


