Informohu siç duhet

Nga fëmijë i pafajshëm në një vr*sës gj*kftohtë/ Kush është autori që i mori jetën Martin Canit

Vrasja e të miturit Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” me padyshim mbetet një nga ngjarjet që preku secilin prej nesh.

Një vrasje e cilësuar si gjakftohtë, i mori jetën një të mituri të pafajshëm i cili nuk merrej me sherre, madje qëndronte larg momenteve të tilla siç thonë dhe vetë shokët e viktimës.

Ajo që shokoi opinionin publik ishte se autori i ngjarjes së rëndë është një 14-vjeçar i identifikuar si Mario Përlleshi.

Por kush është Mario Përlleshi?

Radar.al nga hetimet e bëra ka zbuluar se Përlleshi është një adoleshent banues në qytetin e Lezhës, i cili në gjakftohtësi e lart nga një fëmijë i pafajshëm u shndërrua në një vrasës.

Në foto të publikuara në profilin e babait të tij para 5 vitesh, Mario të lë përshtypjen e një fëmije të qetë me sy të trembur.

Krenar apo jo për aktin e rëndë, këtë nuk e dimë. Por referuar pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjetit, duket se Mario nuk shfaq pendesë për vrasjen në fjalë. Madje akoma më i rëndë është momenti kur ai shfaqet si krenar që i mori jetën një personi!

E për mos ta lënë me kaq, kanë qenë familjarë të vrasësit ata që kanë përkrahur aktin e rëndë.

Në një video live të publikuar në Tik-tok, pa pamje, vetëm me zë, dëgjohet qartazi teksa kushëriri i vrasësit, Erjan Përlleshi në një bisedë me një tjetër e pohojnë vrasjen.

Përgjatë bisedës dyshja thekson se Mario ka bërë veprimin e duhur. Një reagim ky që ka ngjallur reagimet e qindra njerëzve në rrjet./ Përgatiti Radar.al

LEXO EDHE:

I morën jetën për një fjalë goje, qytetarja tregon: Mamaja e Martinit ulëriti kur mori atletet e tij në dorë

 

Exit mobile version