Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga dhuna ndaj gruas tek vjedhjet, arrestohen 7 persona nga Policia e Tiranës

    August 27, 2024
    Nga dhuna ndaj gruas tek vjedhjet, arrestohen 7 persona nga Policia e Tiranës

    TIRANË– Janë vënë në pranga të paktën shtatë persona nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

    Nga Komisariati numër Nr.1 është arrestuar një 46-vjeçar me iniciale E.V., pasi dyshohet se ka vjedhur ka vjedhur një biçikletë pranë Pazarit të Ri.

    Ndërkohë në pranga ka rënë një 15 vjeçar pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë vjedhur sende të ndryshme dhe shuma parash në tre biznese të ndryshme.

    Për dhunë ndaj bashkëshortes është vënë në pranga 39-vjeçari me iniciale, R. S,. Ndërsa një 43-vjeçaar J.B.,  është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.

    Për drejtim mjeti pa leje drejtimi është arrestuar një 20-vjeçar,  A. K.,  banues në Tiranë.

    Dy shtetas të tjerë  E. S., 39 vjeç, dhe A. H., 36 vjeç janë arrestuar pasi  ditën e djeshme, te mbikalimi i Kasharit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë shkaktuar një aksident me dëme materiale, kanë tentuar të ndryshojnë vendin e ngjarjes me qëllim përfitimin monetar nga kompanitë e sigurimeve, duke fshehur të vërtetën dhe duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

    Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. V., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë, te Pazari i Ri.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 15 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e dy bashkëmoshatarëve të tij, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme dhe shuma parash në tre biznese të ndryshme.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

    – R. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

    – J. B., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

    – A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tip “Fiat”, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

    – E. S., 39 vjeç, dhe A. H., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, te mbikalimi i Kasharit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë shkaktuar një aksident me dëme materiale, kanë tentuar të ndryshojnë vendin e ngjarjes me qëllim përfitimin monetar nga kompanitë e sigurimeve, duke fshehur të vërtetën dhe duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

    Materialet i kaluan Prokurorisë.

    arrestohen 7 persona policia e tiranes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.