Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara/ Ja si do aplikohet për kompensimin e DIVA

    February 17, 2026

    Kush ka plotësuar Deklaratën Vjetore e Të Ardhurave Personale për vitin 2025 (DIVA) dhe rezulton me tatim të mbipaguar, pas zbritjes nga totali i të ardhurave vjetore bruto, të shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim dhe shpenzimeve maksimale deri 100 mijë lekë për arsimin të dokumentuara me fatura të fiskalizuara, mund të aplikojë për kompensim në sistem e-Filing.

    Sipas sqarimeve të administratës tatimore për procedurën e aplikimit, individët përfitues të kompensimit para plotësimit të kërkesës te “Pyetje e përgjithshme” do të duhet të plotësojnë të dhënat për llogarinë bankare.

    Te rubrika “Detajet e bankës” te “Profili im” në “e-Filing Im”, do të mund të plotësojnë formularin me të dhënat e kërkuara.

    Konkretisht emri i bankës ku është e hapur llogaria bankare (e dhënë që listohet nga sistemi) dhe përzgjidhet nga deklaruesi. Me tej do të plotësohet manualisht numri i llogarisë bankare (IBAN), ndërsa numri “Swift” del automatikisht.

    Në opsionin lloji i monedhës do të përzgjidhet monedha “lekë” dhe në opsionin “e vlefshme nga” do të shënohet data nga është e vlefshme llogaria bankare. Informacioni duhet të jetë shumë i saktë bazuar në informacionin e marrë nga banka apo nga aplikacioni.

    Më tej në “e-Filing Im”, duke përzgjedhur “Çështjet e mia” mbi të cilin do të klikohet.

    Më pas do të dalë moduli “Lloji i Çështjes” (që mundëson 4 opsione zgjedhjeje), por do të klikohet mbi opsion e dytë te “Pyetje të Përgjithshme”, me qëllim për të krijuar një çështje të re.

    Pasi ke krijuar çështje të re të shfaqet një format i bardhë i paplotësuar, ku do të mbushet me tekstin e kërkesës për rimbursim e tatimit të mbipaguar (sipas vlerës së shfaqur në DIVA).

    Kërkesa do të plotësohet me përshkrimin: “Unë, (emër, mbiemër), me numër identifikimi (…), paraqes kërkesën për rimbursim/kompensim të DIVA.”

    Përveç kërkesës individi duhet të bashkëngjitë edhe dokumentacionin përkatës:

    Dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare (IBAN);

    Certifikatën familjare; Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve dokumentet e pagesës. Në këtë rast janë të vlefshme vetëm faturat e fiskalizuara të shpenzimeve për arsim për fëmijët për vitin 2025.

    Për justifikimin e shpenzimeve arsimore dokumenti kryesor janë faturat e fiskalizuara, ngarkimi që justifikojnë shpenzimet arsimore, për fëmijët qoftë nëse ndjekin sistemin parashkollor publik/privat dhe sistemin shkollor publik/privat.

    Tatimet kanë sqaruar se kërkesa për rimbursim apo kompensim bëhet vetëm individët që kanë paguar tatim, një individ që nuk ka paguar tatim gjatë vitit 2025 nuk mund të përfitojë të drejtën për kompensim. Pra duhet të jetë paguar një tatim që të përfitohet kompensimi pas rillogaritjes së tatimit.

    Deri më 12 shkurt, sipas të dhënave të administratës tatimore numri i deklaruesve që kanë dorëzuar DIVA-n ka arritur në 18 mijë. Afati për plotësimin e deklaratës vjetore të të ardhurave personale është deri më 31 mars.

    Pas zbritjes së shpenzimeve nga totali i të ardhurave vjetore bruto, sipas shembujve të publikuar nga Monitor, rezulton se pas plotësimit nga DIVA në rastin e një individi me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 mln lekë në vit me 1 fëmijë, vlera e tatimit të mbipaguar ka rezultuar 6,200 lekë. Kjo është shuma që do të kërkohet për kompensim përmes aplikimit.

    Për individët që paguhen mbi 200 mijë lekë në muaj dhe i kap tatimi prej 23%, kompensimi është 11,040 lekë për fëmijë.

    Ndërsa individët me të ardhura nën 1.2 mln lekë në vit apo nën 100 mijë lekë në muaj me një fëmijë që përveç zbritjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë, iu zbriten edhe shpenzimet për arsimin, do të përfitojnë rreth 25,000 lekë kompensim.

    Procedurë e njëjtë aplikimi edhe për individët pa fëmijë në ngarkim

    Për herë të parë këtë vit kompensim do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë, por që rezultojnë me tatim të mbipaguar, për shkak të ndryshimit të mënyrës së rillogaritjes të tatimit. Edhe për këtë individë procedura e aplikimit do të jetë e njëjtë. I vetmi ndryshim është që për këta individë nuk është i detyrueshëm ngarkimi i certifikatës familjare.

    Pra deklaruesi që nuk ka shtuar manualisht numrin e fëmijëve dhe shumën për zbritjen e shpenzimeve arsimore, por rezulton me tatimi i mbipaguar, përveç kërkesës për rimbursim do të ngarkojë vetëm të dhënat e llogarisë bankare (IBAN).

    Tatimet sqaruan se për herë të parë këtë vit, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi rillogaritet mbi bazë vjetore dhe jo mujore.

    Si rezultat i kësaj rillogaritje, një pjesë e individëve mund të rezultojnë me tatim të mbipaguar, në varësi të shpërndarjes së të ardhurave gjatë vitit dhe tatimit të mbajtur nga punëdhënësi.

    Kur një deklarues plotëson DIVA, numrin e fëmijëve në ngarkim dhe shumën sipas vlerës së faturave të fiskalizuara për shpenzimet arsimore të fëmijëve, e vendos manualisht./Monitor

    deklarimi i llogarisë bankare diva llogaria bankare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.