Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Nga aksidentet te thyerja e masës “Arrest në shtëpi”, arrestohen 5 persona në Tiranë

    July 30, 2024
    Nga aksidentet te thyerja e masës "Arrest në shtëpi", arrestohen 5 persona në Tiranë

    TIRANË– Pesë persona janë arrestuar në Tiranë. Njoftohet se arrestimi i tyre ka ardhur për shkak të veprave të ndryshme penale që ata kanë kryer. Bazuar në njoftimin e policisë një 23-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte i dënuar me 2 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Gjithashtu një 40-vjeçar është vënë në pranga pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

    Policia njoftoi se dy persona janë arrestuar pasi kanë shkaktuar dy aksidente ku kanë mbetur të plagosur dy të moshuar.

    NJOFTIMI I POLICISË: 

    Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin K. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

    – Sh. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

    – J. F., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një automjet, në rrugën “Kristo Dako”.

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

    – K. J., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen I. B., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

    – A. S., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi në Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin H. H., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

    Materialet i kaluan Prokurorisë.

    Arrestohen 5 persona ne Tirane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    June 5, 2026

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.